Oligarkët si robt e shpisë

Oligarkët si robt e shpisë

Nga Andi Bejtja - 26/09/2018

Pa hyrë thellë në këtë betejën  e oligarkëve që ka filluar midis maxhorancës dhe opozitës, pa hyrë çfarë ka bërë njëri e çfarë ka bërë tjetri, pa hyrë kush është e çka bërë kunati i liderit te opozitës, duke ndjekur thjesht trajektoret e propagandës dhe shumatoren e tyre arrin kollaj në dy konkluzione:

Së pari: duket qartë që po i përmende apo i ngacmove olikarkët Kryeministrit, (me të drejtë a pa të drejtë) propaganda e tij të ngacmon (me të drejtë pa të drejtë) ‘robt e shpisë’, në rastin konkret kunatin e liderit të opozitës, cka vetëdijshëm a pavetëdijshëm, vetë aktorët dhe regjisorët e propagandës na çojnë me dorën e tyre  buzë konkluzionit, se Kryeministri i trajton kta të ashëtëquajtur oligarkë si rob shpie. Trajektorja e sulm-kundrasulm është e qartë, më ngacmove oligarkët, të ngacmoj ‘robt e shpisë’.

Së dyti: po të vëresh me kujdes, Rama dhe si lider i Partisë Socialsite, dhe si Kryebashkiak, por mbi të gjitha si Kryeministër ka patur një refren që e ka kënduar cdo herë; ne nuk jemi njësoj me Partinë Demokratike apo opozitën.

Tashmë i gjithë ky kundrasulm ndaj liderit të opozitës pasi i ngacmoi disa nga oligarkët, në fakt nuk është as më shumë as më pak, një përpjekje ndoshta e pavetëdijshme për t’u dukur minimalisht njësoj. Ndaj, ky është një hap mbrapa për propagandën rozë, liderët e së cilës, në fakt në shumicën e rasteve kur zgjohen në mëngjes nuk pyesin njëri tjetrin çfarë do bëjmë, por çfarë do themi.

I gjithë problemi, është se ku, në cilën bace të politikës aktuale do ta gjejnë shqiptarët veten ‘si rob shtëpie’.

Deri dje ishte Edi Rama ai i cili kërkonte të bindte shqiptarët se dhe të tijët që  ishin ndryshe nga PD, këtë herë është Lulëzim Basha ai, që duhet të bindë shqiptarët që jo vetëm është ndryshe nga Rama, por dhe t’i bindë ata që do të çminojë këtë sistem ku të njëjtët oligarkë mbeten njësoj duke ndërruar vetëm dorashkat nga rozë në blu dhe anasjelltas.

Kjo është e vetmja detyrë që lideri I opozitës të një Shqipërie që po shpopullohet ka këtë herë. Nëqoftëse, nuk e bën dot duhet të ikë, sepse shqiptarët do të vazhdojnë të ikin dhe të vetmit ‘rob shtëpie’ do t’i mbeten po këta oligarkë që po sulmon sot.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku27/09/2018 07:56

Aq është e vërtetë thënia e "rilidasve", të ciët pretendonin se nuk ishin e nuk do ishin njëlloj me demokratët, sa që arritën të deklaronin hapur në ekrane televizive kur ishin akoma në opozitë, se kur të vinin në pushtet nuk do vidhnin njëlloj si demokratët por do ndryshonin stilin e vjedhjes, pra do ti vidhnin të gjitha, do vidhnin gjithçka të vjedhëshme edhe për dekadat e ardhëshme, do vidhnin ardhmëninë e popullit. Deklarata e atij Shalarit apo Shalësit (si quhet ai lanet?). Dhe e mbajtën fjalën, çdo ditë shpikin nga një marifet të ri për vjedhjet me efekt shumëvjeçar (33 vjet konçesioni i fundit i Erion bastardit). EDrama pa pikë morali deklaron suksesin e madh të zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët për shkak të reformave të tij të hajdutërisë totale të pasurisë së vendit, duke hequr çdo pikë shprese për ardhmëninë e jetës në Shqipëri.

Shto koment

Denonco