Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Një kopil në derë të Nolit!

Një kopil në derë të Nolit!

Nga Mehmet Elezi - 24/07/2018

Në gjuhën tonë të bukur: shqip

Po sulmohet mizorisht. Kush? Fan Noli! Në mënyrën më bizantine: duke e lavdëruar. Duke thënë sa i mençur ka qenë. Sa thellë e paskesh njohur popullin, psikikën e tij.

E bëjnë duke qarkulluar në internet një poezi. Të sajuar kthinave të errëta. Një strofë sot, një rresht nesër, shto ujë, shto miell. Dhe e ka shkruar Noli!

Njerëzit e do krahinave, në qiell. Të krahinave të tjera, blozë!

E përhapin ca të vetëshpallur intelektualë. Militantë të pavarur të pushtetit.

Paska edhe një strofë për ‘tropojanët’. Injoranca s’njeh kufi: në asnjë libër, shkrim, shkresë, faturë çfarëdolloj a vulë të kohës së Nolit nuk gjindet fjala ‘tropojan’, për mirë as për keq.

Sepse treva me emrin Tropojë, asokohe quhej Malësia e Gjakovës. Rrethi i Tropojës u sajua pas ‘çlirimit’ për ta fshirë nga kujtesa Gjakovën.

Emri ‘tropojan’ ca më vonë.

Është tepër i madh Noli, për t’i lënë në derë kopilin e përçarjes së shqiptarëve.

Përçarësit janë të tjerë.

U përshtatet një thënie e Konicës, por s’ma zë goja.

23 korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dr25/07/2018 07:30

Hesht se nuk ke pas dhe ske vler

ArT24/07/2018 18:09

Mehmet,

Jane shoket e tuaj keta qe kerkojne te percajne, qe specifikojne per keq "tropoje". Po, jane ata ish komuniste qe sebashku drejtonit BRPSH. Por jane nga jugu i Shqiperise.

Toni24/07/2018 16:29

Jo temadhin nol po e tjetersojn por si komb kta po na tjeyersojn .

Shto koment

Denonco