Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

VIDEO/ U ngjitën për paqe… zbritën të fejuar, propozimi i çmendur në 440 metra lartësi

20:47, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft spektakolare ka ndodhur në Nju Jork, ku dy persona të veshur me të zeza hipur deri në majën e ‘Empire State Building’, në një lartësi mbi 440 metra.

Pasi kanë mbërritur në pikën më të lartë të ndërtesës ikonike, çifti ka hapur një baner me një mesazh për paqe dhe dashuri: ‘Kur fuqia e dashurisë tejkalon dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen’.

Por momenti më i papritur ka ndodhur më vonë, kur të dy kanë zbritur në një platformë më të ulët dhe burri është ulur në gjunjë për t’i propozuar martesë gruas. Ajo tha ‘po’, duke e kthyer skenën në një moment romantik që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë çiftin duke u përqafuar dhe puthur, ndërsa poshtë tyre shtrihet gjithë Nju Jorku. Nuk dihet ende si kanë arritur të ngjiten në majë të ndërtesës pa u ndaluar.

Policia e Nju Jorkut ka ndërhyrë më pas dhe ka shoqëruar çiftin gjatë zbritjes, ndërsa rasti po hetohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco