Termometri për matjen e temperaturës së trupit shumë shpejt mund të jetë sa një kapsulë e vogël që gëlltitet.
Shpikja e fundit e një grupi kërkuesish të MIT bën që kjo pajisje teknologjike e vogël të jetë në gjendje të monitorojë vazhdimisht temperaturën në brendësi të traktit gastrointestinal dhe të transmetojë të dhënat në modalitet wireless.
Studimi i publikuar në revistën Nature Electronics përshkruan këtë pajisje, me diametër rreth 6 mm dhe lartësi 4 mm, i projektuar për disa detyra. Përtej matjes së temperaturës, do të dallojë para kohe nisjen e infeksioneve, të monitorojë pacientët e nënshtruar në anestezi, të ndjekë ovulimin ose të parandalojë goditje të nxehti tek të moshuarit, atletët dhe ushtarakët.
Në testet e laboratorëve pajisja ka funksionuar 30 ditë në organizëm dhe më pas është eliminuar nëpërmjet jashtëqitjes. Sipas ekipit kërkimor, shumë shpejt ndoshta kjo teknologji do të zëvendësojë termometrat tradicionalë.
© SYRI.net