Kjo bimë shumë popullore dimërore për ambiente të brendshme, lulëzon në ngjyra të ndryshme. Ajo rritet më së miri në vende me hije, ajër të freskët dhe temperatura të ulëta
Zgjedhjen e ciklamës përshtateni me hapësirën ku do të qëndrojë: mund të zgjidhni mes ciklamave xhuxhe, pak më të mëdha, ciklamave të mesme ose ciklamave standarde, të cilat rriten deri në 30 centimetra në lartësi.
Një nga bimët dimërore më të kërkuara për ambiente të brendshme është pa dyshim ciklama. Këto ditë ajo kërkohet gjithnjë e më shumë në fidanishte dhe dyqane lulesh.
Kjo bimë shumëvjeçare, me kërcell nëntokësor në formë zhardhoku, i përket familjes Primulaceae (familja e aguliçes). Sipas besimeve të vjetra, ciklama është lulja e sinqeritetit, dashurisë, sigurisë dhe lumturisë. Thuhet se aty ku rritet ajo, e keqja nuk ka fuqi, ajo “rregullon hesapet” dhe shuan keqkuptimet.
Ciklamini, lulëzon me lule elegante në një gamë shumë të gjerë ngjyrash – nga e bardha, rozë, e kuqja, vjollca, deri te kombinimet dyngjyrëshe dhe petalet me skaje të valëzuara. Bima zbukurohet edhe nga gjethet karakteristike në formë zemre, shpesh të stolisura me motive argjendi ose ari.
Zgjedhjen e ciklamës përshtateni gjithmonë me vendin ku do të qëndrojë. Pavarësisht madhësisë që zgjidhni, mbani mend se ciklamat rriten më së miri në vende me hije dhe ajër të freskët dhe i përballojnë mirë temperaturat e ulëta - deri në 5 gradë Celsius
© SYRI.net