Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Leopardi shkaktoi panik: Hyri në hotel dhe u vendos përpara dhomës në katin e parë

Leopardi shkaktoi panik: Hyri në hotel dhe u vendos përpara dhomës në katin e parë

22:16, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një leopard shkaktoi panik në një hotel të njohur në Bandung të Indonezisë, pasi u shfaq papritur në korridorin e katit të dytë. Ngjarja ndodhi të hënën, më 6 tetor, në hotelin “Anugerah”, ku kafsha u vendos përpara një dhome dhe qëndroi e shtrirë, por gromërinte me zë të lartë sa herë ndonjë mysafir i afrohej.

Punonjësit e hotelit reaguan menjëherë duke lajmëruar zjarrfikësit dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Kafshëve. Pas një operacioni të koordinuar, specialistët arritën ta qetësonin dhe ta vendosnin në gjumë leopardin, duke e larguar nga hoteli pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

Hoteli mbeti i mbyllur gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes, ndërsa ambientet u kontrolluan nga forcat e sigurisë për të siguruar se nuk kishte rrezik tjetër.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja lidhet me rastin e gushtit, kur një leopard u zhduk nga një kopsht zoologjik aty pranë. Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën kafshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco