Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

FOTO/ Itali, hapet për herë të parë për vizitorët kalimi sekret në Koloseum

FOTO/ Itali, hapet për herë të parë për vizitorët kalimi sekret në Koloseum

19:51, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kalim dikur sekret në Colosseo, i ashtuquajturi ‘Korridori i Komodusit’, i emëruar sipas perandorit famëkeq romak, është hapur për publikun për herë të parë.

Korridori u lejonte perandorëve të hynin diskret në arenë, pa qenë pranë spektatorëve. Koloseu u përfundua në vitin 80 pas Krishtit dhe kalimi sekret konsiderohet një shtesë ndaj dizajnit origjinal.

Korridori dikur sekret u zbulua në shekullin e 19-të dhe ishte i lidhur me Perandorin Komod sepse, sipas historianëve, ai i mbijetoi një atentati në një tunel nëntokësor. ‘Lidhja ishte e pashmangshme’, tha për Reuters arkeologia Barbara Nazzaro, e cila mbikëqyri punimet e restaurimit përpara se korridori të hapej për publikun.

Dekorime prej gipsi që përshkruanin skena mitologjike, duele dhe akrobaci në arenë ishin shtuar në muret e mermerit.

 ‘Ky pasazh tani është i hapur për publikun për herë të parë. Kështu që vizitorët do të jenë në gjendje të imagjinojnë se si ishte të ishe perandor’, tha Nazzaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco