Shkencëtarët shpikin ushqimin hibrid, biftek orizi

Shkencëtarët shpikin ushqimin hibrid, biftek orizi

11:03, 15/02/2024
A+ Aa A-

Mendoni të hani një pjatë të shijshme dhe të ushqyeshme me biftek orizi.

Jo, nuk bëhet fjalë për biftek me oriz, biftek orizi. Këtë ka arritur të prodhojë një ekip shkencëtarësh nga Korea e Jugut, një oriz hibrid të rritur në laborator me muskuj viçi dhe qeliza yndyrore brenda kokrrave të orizit.

Orizi, i cili ka ngjyrë rozë mund të jetë një alternativë mishi më e lirë, më e sigurt dhe më miqësore për mjedisin, thonë shkencëtarët, që mund të ndryshojë mënyrën si hamë në mes të kësaj krize klimatike.

“Mendoni sikur të marrim të gjitha lëndët ushqyese që na duhen nga orizi i kultivuar me qeliza proteinike”, thotë autori Sohyeon Park në revistën Matter. “Orizi ka vlera të larta ushqyese, por qelizat e mishit mund ta shtojnë sasinë”.

Për ta prodhuar, fillimisht orizi mbulohet me xhelatinë peshku që qelizat e mishit të ngjiten më mirë. Më pas, ata injektojnë muskuj viçi dhe qeliza yndyrore staminale brenda kokrrave të orizit që lihen në një pjatë laboratori.

Kafshët kanë “struktura biologjike” mikroskopike që ndihmojnë qelizat të ndahen në inde dhe organe ndërsa kokrrat e orizit kanë ndërtim poroz dhe të organizuar që imiton këtë strukturë si dhe molekulat që ushqejnë qelizat.

Qelizat e mishit më pas rriten në sipërfaqen e kokrrës së orizit dhe brenda saj. Pas 9-11 ditësh, produkti final është gati.

Bifteku i orizit është më i strukturuar dhe më i brishtë se sa orizi i zakonshëm që është disi i ngjitshëm dhe i butë. Gjithashtu ai përmban më shumë  proteina dhe yndyrna. Shkencëtarët e vendosën në avull për ta analizuar dhe rezultoi se orizi me më shumë qeliza muskulare kishte aromë si biftek dhe bajame, ndërsa orizi me më shumë qeliza yndyrore kundërmonte si  krem ose vaj kokosi.

Shkencëtarët shpresojnë se një ditë kjo do të sjellë daljen e mishit nga tregu për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm ushqimor. Ata mendojnë se këto shpikje mund të lehtësojnë krizën e urisë në botë, por mund të përdoren edhe për qëllime të tjera.

Bifteku i orizit nuk është ende gati për t’u hedhur në treg pasi  shkencëtarëët duan që ta çojnë më tej shpikjen e tyre që qelizat të rriten më mirë dhe të kenë më shumë vlera ushqyese. Ata shpresojnë që të përmirësojnë teksturën dhe shijen e orizit. Sa i përket ngjyrës e cila vjen nga kultura e mishit ku vendoset orizi, ajo mund të ndryshohet nëse përdoret një medium tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco