Si arriti ky japonez të rrisë pemë bananeje në mes të rrugës pa e kuptuar njeri

Si arriti ky japonez të rrisë pemë bananeje në mes të rrugës pa e kuptuar njeri

14:27, 18/11/2023
A+ Aa A-

Një japonez mbolli tre pemë banane në brezin e mesit të një rruge kryesore në qytetin Kurume dhe i ujiti ato çdo ditë për dy vjet përpara se dikush të vinte re ekzistencën e tyre.

Një burrë 50-vjeçar nga qyteti Kurume, prefektura e Fukuokas, u urdhërua së fundmi të hiqte tre pemë bananeje që kishte mbjellë ilegalisht dhe ishte kujdesur për to  në brezin e mesit të një rruge me trafik të qytetit prej disa vjetësh.

Është e paqartë pse burri zgjodhi t'i mbjellë pemët në pronën publike dhe pikërisht aty,  por ato filluan e  u bënë aq të mëdha sa filluan të preknin fushën e shikimit të shoferëve.

Nuk ishte e vështirë për autoritetet të identifikonin njeriun përgjegjës për pemët, pasi ai i kishte ujitur bimët tropikale të paktën dy herë në ditë për dy vitet e fundit.

Ai u urdhërua të hiqte pemët ose të rrezikonte të kalonte deri në një vit në burg apo të paguante një gjobë prej 500,000 jen (ose 3,350 dollarësh).

"Është vetmi... Ndihem i vetmuar pa bananet e mia të bukura," u tha burri gazetarëve pasi iu desh të hiqte tre pemët e bananeve.

Pemët e bananeve të Kurume kishin marrë vëmendjen mbarëkombëtare prej javësh dhe ditën e heqjes së tyre, ekipet e lajmeve nga kanalet kryesore të lajmeve ishin në vendndodhje.

 Ata intervistuan njeriun që i kishte mbjellë dhe e filmuan duke u përpjekur të hante një nga bananet e papjekura. Ishte shumë jeshile për t'u ngrënë, por burri e hëngri gjithsesi.

Se si ky zotëri i paidentifikuar i bananeve arriti t’i shpëtonte radarit të policisë për kaq shumë kohë, veçanërisht me ritualin e tij të përditshëm të ujitjes, mbetet një mister.

Për fat të mirë, pemët e bananeve kanë gjetur shtëpi të re. Dy prej tyre u mbollën në kopshtin e një 80-vjeçari, i cili u zotua se do të kujdesej mirë për to dhe pronari i ‘bananeve të Kurumes’ ia dha të tretin një miku si dhuratë për ditëlindje./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco