Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Ne mendonim se ylli i detit nuk kishte kokë, por e kemi pasur gabim

Ne mendonim se ylli i detit nuk kishte kokë, por e kemi pasur gabim

16:05, 02/11/2023
A+ Aa A-

Sipas një studimi, në vend që të jenë pa kokë, yjet e detit janë transformuar me kalimin e kohës për t'u bërë vetëm koka.

Prej kohësh, yjet e detit mendohej se nuk kanë kohë, por studimi i ri tregon se ata janë vetëm koka. Forma e tyre e veçantë i ka habitur prej kohësh shkencëtarët, me trupat e tyre të pakrahasueshëm me shumicën e kafshëve. Ata janë nga një grup i quajtur ekinodermë, i cili përfshin edhe iriqët e detit dhe dollarët e detit. Trupat e tyre janë të ndarë në mënyrë simetrike në pesë seksione, dhe deri sot ka qenë "e pamundur" të shihej sesi ato pjesë lidhen me trupat e kafshëve të tjera.

Pjesa e përparme apo e pasme, koka apo fundi - edhe ekspertët kanë qenë të trullosur. Dr Jeff Thompson, nga Universiteti i Southampton-it, tha se përbërja e ekinodermëve "ka qenë një mister për shkencëtarët për aq kohë sa ne i kemi studiuar". Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiues në Universitetin e Stanfordit në SHBA krahasoi shënuesit molekularë të yjeve të detit me anëtarët e tjerë të një grupi më të gjerë të kafshëve të quajtur deuterostomes. Këtu përfshihen vertebrorët, si dhe ekinodermët, por ata të gjithë ndajnë një paraardhës të përbashkët, duke i lejuar shkencëtarët ta krahasojnë drejtpërdrejt zhvillimin e tyre. Duke përdorur teknika të avancuara molekulare dhe gjenomike, krijuan një hartë tredimensionale që tregon se ku u pasqyruan gjenet specifike gjatë zhvillimit të një ylli deti.

Image

Koka e madhe që zvarritet është thjesht një kokë e madhe që zvarritet

Dr Thompsoni, bashkautor i studimit, tha se mungonte një "pjesë thelbësore" e një trupi konvencional dypalësh. "Gjenet e përfshira zakonisht në modelimin e trungut të kafshës nuk u pasqyruan," tha ai. "Duket se i gjithë plani i trupit të ekinodermës është afërsisht i barabartë me kokën në grupet e tjera të kafshëve."

Zbulimet tregojnë se në vend që të jenë pa kokë, yjet e detit janë transformuar me kalimin e kohës për t'u bërë përfundimisht vetëm koka. Autori kryesor Laurent Formery, nga Stanfordi, tha se "përshkruhet më së miri si një kokë që zvarritet nëpër det ". Studimi është publikuar në revistën Nature.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco