Bukuritë e heshtura shqiptare: Natyra mahnitëse dhe kultura e pasur e fshatit Shipskë

Bukuritë e heshtura shqiptare: Natyra mahnitëse dhe kultura e pasur e fshatit Shipskë

19:19, 18/09/2023
A+ Aa A-

Shipska është një fshat në afërsi të Voskopojës, e pasur me histori traditë dhe kulturë. Prej vitesh një fshat i braktisur, sot po frekuntohet shumë nga guidat, për historinë dhe natyrën që mbart.

Fshati Shipskë ka qënë një qendër e banuar dhe mjaft e dëgjuar dikur, i pozicionuar vetëm 5 km larg Voskopojës, ky fshat po merr vëmendjen e turistave dhe kryesisht  ndaj të apasionuarit e hiking. Të cilët në këtë periudhë mund ta shijojnë edhe më shumë për shkak edhe të dëborës.

Ky objekt fetar i kultit ortodoks, thuhet se është ndërtuar në vitet 1620-1650. Vlerat e saj natyrore dhe trashëgimia, e bëjnë këtë fshat një  destinacion të mundëshëm turistik. Kisha e Shën Gjergjit, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, daton që nga shekulli XVIII. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare, ky objekt kulti është në gjendje të mirëmbajtur, por që kërkon disa restaurime. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi, hajati, këmbanarja dhe një ndërtim i vonë që i bashkangjitet ndërtesës në anën jugore dhe që ka shërbyer si faltore.

Tri pjesët e para : naosi, narteksi dhe hajati janë të vendosura njëra pas tjetrës, gjatë aksit gjatësor lindje-perendim. Në anën perëndimore shtrihet hajati, i cili del tej mureve perimetrale të kishës. Ai është i hapur me nje varg kolonash të ulëta e të trasha, me bazamente e kapitele. Në anën jugore kishës i është bashkangjitur në një kohë më të vonë një faltore e vogël, e pajisur me një tavan dërrase.

Burimi: InfoAlbania 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco