Në gjykatën administrave po shqyrtohet kërkesa e kryetarit të bashksisë së Tiranës Erion Veliaj kundër Ols Dados, prokurorit të SPAK që ka kospitur dosjen e tij.
Në kërkesëpadinë e tij parashtrohen pretendime për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu.
Në dëshminë e tij Veliaj vijoi sulmin ndaj atyre që dikur i quante 'kolegët' e drejtësisë. Ndërkohë avokati i Ols Dados dhe përfaqësuesit ligjorë të presidencës ia lanë në dorë gjykatës të vendosë.
Debati ne seance
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca: Një nga kriteret është të ketë mbaruar shkollën e magjisraturës që ai nuk e ka pasur. Ndërkohë për emërimet thuhet të ketë punuar tre vite si pedagog të ketë eksperiencë si këshilltar ligjor, pranë kuvendit apo Avokati i Popullit apo ministrinë e Drejtesisë apo si Opgj dhe këto profesione nuk janë ushtruar nga Ols Dado. A është Ols Dado prokuror apo jo këtë duam të dimë?! KLP na thotë pas një ankimi se ne nuk jemi kompetente për një kërkesë që i kanë bërë mbrojtësit ligjor. Pra këto thonë nuk jemi kompetente.
Gjyqtari Hazbi Balliu: Pra KLP ka dal me një akt a e keni kundërshtuar këtë akt ?
Ndreca: Është akt absolutisht i pavlefshëm. Ne kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë.
Gjyqtari: Pse i jeni drejtuar më parë KLP-së
Ndreca: KLP rregullon pasojat e një mandati. Mund ta konstatonte mendojmë ne. Por ata nuk e konstatuan. Kjo nuk na heq të drejtën për të bërë këtë kërkesë në Gjykatë.
Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, dramën e familjes sime. Por çfarë i shkaktoi bashkisë së Tiranës. Kanë ndodhur disa episode të çuditshme. Kam 14 muaj letra non stop, sjam i shkolluar në juridik, por meqë dikush që ska gjithashtu profesionin përkatës por më arrestoi. Unë sdi kë të kallëzoj, Nesti Angoni nuk ekziston, u mor parasysh një kallëzim anonim. Janë unile sjelljet e një prokurori specifike vetëm për rastin tim. Unë jam kallëzuar për inceneratorin Dje fitova gjyqin me atë italianin, që doli dhe tha në gjykatë se kam gënjyer. Kam frikë se ky është një kurth, material për Netflix. Një palë që sështë dëmtuar se nuk ekziston kallëzuesi.
Nesti Angoni të kallëzon sapo përfundon numërimi i votave dhe procedimi regjistrohet pas 7 muajsh, kjo kërcet. Nga Nesti Angoni në korrik tek regjistrimi në shkurt i veprës, këto kërcitje më shtynë ta hap këtë gjykim, një sjellje që nuk është parë kurrë tek një prokuror shteti. Kam udhëtuar me carter thonë, me sto furgonët e sava turs që në kohën e mjaft, mund të kisha udhëtuar edhe me Bin Ladenin. Drejtoreshat e bashkisë më kanë ardhur disa herë më kanë thënë se ky nuk është prokuror por sekser. Kërkonte leje për kulla në rrugën e kavajës. Ore zotëri i kam thënë këto i jep KKRT. Ky njeri mund të bëjë dëme të jashtëzakonshme. Si të bësh një kuzhinier pilot, ka njeri tia thuash këtë dhe të hipi në avion. Buxheti vjet u konsumua 20% nul firmos më njeri në bashkinë e Tiranës, kur njeriu që bëri gjithë ato investime shkoi në burg, çfarë do të bëjmë ne. E bëra këtë rrugë pas 14 muajsh, plehrat janë sheshit. Ditët që jam arrestuar është hapur një kopsht në tiranë, asnjë kopsht nuk është ndërtuar, ata që presin një investim duhet ta kuptojnë se nuk firmos më njeri. Një qytet që po shkonte si artemis dyshi lart lart lart shkoi dhe po shkatërrohet çdo gjë. Duhet të na jepet informacion, s’mund të na thotë KLP ne jemi pas erës sonë, çfarë ka ndodhur para krishtit s’është në kompetencën tonë.
Duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, ju besoj e kuptoni që…
Përfaqësuesja Ligjore e Presidencës: Jemi në vitin 2008. Janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe procesi në atë kohë u inicua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra ne kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm. Dhe shkresa. Sepse nuk sqarohet që ky është proces vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës. Nuk është Presidenti me vlerësimin sepse procedurat i kryen KLP.
Erion Veliaj: A duhej të kishte patur relacion shoqërues veç propozimit dhe dekratit?
Presidenca: në gjykimin tim duhej të kishte patur një relaciom shoqërues. Sot kërkohet, në 2008 kur ka ndodhur çështja konkrete nuk di konkretisht çfarë nevojitej
Avokati i Ols Dados: Gjykata të mos e pranojë këtë padi. Këtë kemi kërkuar. Palë padisë nuk ka ndonjë interes. Në ndjekjen penale ka dhe një prokuror tjetër dhe nuk ndikon tek ndjekja penale. Ne për Presidentin, pas kërkesës që është bërë është vënë në dizpozicion dekreti i vitit 2008. Është procesverbali i mbledhjes së KLP 2008 për propozimin e Ols Dados për Prokuror. Janë aktet e KLP me lidhje me këto kërkesa. Për më gjerësisht, në themel, por ne kërkojmë sot mospranimin e padisë.
Më pas seanca u shty për të marrë vendim.
© SYRI.net