'Furtunë' në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive të barit” në pronën e kreut të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, më 19 mars.
Shtatë punonjës të komisariatit, me detyra komisarë, nënkomisarë dhe inspektorë janë pezulluar për mos përmbushjen e detyrave funksionale.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të punonjësve të përfshirë.
Për mosveprime dhe mangësi të konstatuara gjatë kryerjes së detyrës, janë pezulluar nga detyra këta punonjës policie:
Komisar A. G., Shef i Komisariatit të Policisë Peqin
Komisar D. K., Shef i Krimeve në Volum, Peqin
Nënkomisar S. D., Specialist i Policisë Kriminale, Peqin
Inspektor M. Z., Specialist i Policimit në Komunitet, Peqin
Nënkomisar B. L., ish-shef i Komisariatit të Peqinit, aktualisht në Devoll
Komisar D. S., ish-shef i Krimeve në Peqin, aktualisht në Devoll
Inspektor A. K., ish-ndihmësspecialist i Policisë Kriminale, aktualisht në Gjadër
Hetimet vijojnë për të sqaruar përgjegjësitë konkrete në lidhje me rastin, ndërsa Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar në goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe në ndëshkimin e çdo punonjësi që nuk përmbush detyrat ligjore apo bëhet palë me aktivitetin kriminal.
© SYRI.net