Veliaj zvarrit gjyqin kërkon edhe 2 javë, SPAK kundër! Bushka do t'i ikë gjykimit në GJKKO

Veliaj zvarrit gjyqin kërkon edhe 2 javë, SPAK kundër! Bushka do t'i ikë gjykimit në GJKKO

10:29, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon debate në GJKKO në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe personave të tjerë nën hetim. Avokati i tij Plarent Ndreca kërkon dy javë kohë që të njihet me aktet, por për prokurorin e SPAK, Ols Dado kjo është strategji për të zvarritur procesin pasi pala mbrojtëse ka pasur mjaftueshëm kohë për tu njohur me materialet.

'Ka patur kohë mjaftueshëm’ tha Dado në seancë.

Edhe pala mbrojtëse e ish deputetes Klotilda Bushka kërkon shpalljen e moskopetencës dhe kalimin e çështjes në gjykatën e Tiranës.

Për Elman Abule, Prokurori u shpreh kundër shpalljes së moskompetencës lëndore.

‘Abule dhe Ramental është procedim i lidhur, i takon kësaj gjykate ta gjykojë’ tha ai.

Henrik Ligori, avokati i Klotilda Bushkës: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Si kërkesë të dytë, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarim të moskopetencës për këtë çështje. Dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.

SPAK: Në lidhje me Klotilda Bushkën situata është edhe më e gjatë, në bazë të ligjit si subjekt i posaçëm por edhe si procedim i lidhur.

Avokati Frosina Bollo: Gjykim të shkurtuar përmban kërkesa jonë. E kemi bërë dhe në seancë paraprake por kërkojmë edhe ndarjen e çështjes.

Edhe Adela Kondakçiu kërkoi ndarjen e çështjes përmes avokatit Leonard Prenga.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Seanca po ndiqet nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco