I jepte celularin Veliajt në furgonin e policisë, shoqërohet me detyrim ish efektivi i paraburgimit

I jepte celularin Veliajt në furgonin e policisë, shoqërohet me detyrim ish efektivi i paraburgimit

09:24, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në GJKKO vijon sot gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 16 persona të tjerë dhe 12 shoqëri.

Në seancë u kërkua nga gjykata që të vijë detyrimisht, Fatjon Baçi. Ish polici i paraburgimit në Durrës është shoqëruar nga policia e burgjeve dhe është sjellë në gjykatë.

 Në seancën e kaluar ishte pikërisht mungesa e Fatjon Baçit dhe avokatit te tij mbrojtës që solli shtyrjen e seancës. Barci ndodhet në masën e arrestit në burg pas arratisjes së Altin Ndocit.

Edhe në këtë seancë Erion Veliaj nuk ka ardhur vetë fizikisht në sallën e gjyqit. Ndërkohë për sa i përket organit të akuzës, përfaqësohet vetëm nga Ols Dado ndërsa mungon Altin Dumani.

Erion Veliaj me një deklaratë ka informuar se përfaqësohem nga Plarent Ndreca dhe do të jem prezent pasi të kem lexuar të gjitha aktet hetimore në paraburgimin e Durrësit.

Baçi i dha telefonin e tij disa herë Veliajt, me pretendimin se donte të komunikonte me vëllain dhe më pas me bashkëshorten. Telefonatat janë bërë gjatë transportit nga gjykata për në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës në mars 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco