Divjakë/ Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Divjakë/ Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje

08:57, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e Policisë së Divjakës, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit D. S., 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor.

Sipas policisë, ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vjet burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë burg.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco