VIDEO/ 'Më shtrëngoi për fyti' - Gruaja dhunohet në mes të ditës në Vlorë

20:36, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua rreth 35 vjeçe është dhunuar ditën e sotme në zonën e Skelës, në Vlorë, ndërsa po shkonte drejt banesës së prindërve të saj. Sipas dëshmisë së saj, ajo është sulmuar nga një person të cilin më pas e identifikon si Fatjon Dervishi.

Gruaja tregon se autori i është afruar i maskuar dhe e ka kapur nga qafa, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sipas saj, shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i hershëm për pagesat e mirëmbajtjes së pallatit ku jetojnë prindërit e saj.

Ajo pretendon se bashkëshortja e autorit, e cila prezantohet si administratore ose mirëmbajtëse e pallatit, mbledh prej vitesh pagesa nga banorët për shërbime si pastrimi, mirëmbajtja dhe ashensori, por pa lëshuar kupon tatimor. Këto para nuk deklarohen dhe përfundojnë në mënyrë të padrejtë në përfitim personal.

Gruaja e dhunuar thekson gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që familja e saj përballet me dhunë nga i njëjti person dhe se edhe babai i saj është dhunuar më herët nga autori.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Vlorës, ndërsa ajo apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke theksuar se ndihen të frikësuar për sigurinë e tyre.

Deshmia

Sot rreth orës një e gjysëm të drekës, duke shkuar për në shtëpi, më del përpara një person i veshur me rroba të zeza, ku kishte mbuluar gjysmën e fytyrës me kapuçin e xhupit. Më shtrëngon për fyti dhe më shan, pa asnjë lloj arsyeje. Me këtë person s'kam pasur kurrë asnjë konflikt, as fare.

Ky person është banor i pallatit ku jetojnë prindërit e mi, quhet Fatjon Dervishi. Në moment kam lajmëruar policinë dhe e frikësuar, jam drejtuar banesës së prindërve të mi për të kërkuar ndihmë.

Unë u ndodha e vetme në mes të rrugës. Më dhunon përsëri duke më kapur përsëri fort prej fytit. Në ato momente duke tentuar që t'i iki nga duart, nxjerr telefonin për të lajmëruar për herë të dytë policinë që të vinte. Më qëllon në dorë, më merr telefonin dhe e godet në shesh që telefoni të thyhej dhe unë mos kisha mundësi të telefonoja askënd. Kjo gjë ka ndodhur dhe në prezencë të dy banorëve të tjerë të pallatit, të cilët janë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. D

Këta persona neve na monitorojnë gjithë lëvizjet, sepse kanë vendosur kamera në pallat, të cilët i mbikëqyrin vetë ata.

Ka mbyllur derën e pallatit dhe është larguar. Neve nuk patëm mundësi të dilnim pasi dera donte një çelës që të hapej. Dhe kjo është e gjitha. Vijmë në komisariatin e policisë, bëjmë denoncim për personin që më ka dhunuar në këtë gjendje dhe pasi mbarojmë denoncimin, familjarët e tij na presin jashtë derës së komisariatit dhe na kërcënojnë me jetë për të gjithë familjarët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco