EMRI/ I prangosur dhe shtrirë përtokë, 'Operacionalja' arreston 32-vjeçarin që tentori të vriste në Shkodër 21-vjeçarin

11:34, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit finalizoi një fazë të operacionit kombëtar të koduar “Operacionalja 89”, duke arrestuar shtetasin Elvis Koçeku, 32 vjeç, nga Shkodra, i kërkuar për “Vrasje në tentativë”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

32-vjeçari dyshohet se më 16 janar 2026, në zonën e “Kryqëzimit të Vinotekës”, Shkodër, tentoi të qëllonte me armë zjarri shtetasin 21-vjeçar A. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë operacionit u arrestua edhe 27-vjeçari Eduard Kësolla banues në të njëjtin fshat, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte autori i dyshuar. Ai akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një tjetër fazë e operacionit kombëtar, të koduar “Operacionalja”, për kapjen e shtetasve në kërkim, me rrezikshmëri të lartë.

Tentoi të vriste me armë zjarri në Shkodër një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në pranga edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” i kërkuari.

Sekuestrohet automjeti tip “Audi”.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës mbi vendndodhjen e një shtetasi me precedent për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje, si dhe i veprimeve operacionale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”, u ndalua në Tiranë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Prokuroria e Shkodrës kishte lëshuar urdhër për ndalimin e tij, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

32-vjeçari akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. M., 21 vjeç.

Po gjatë operacionit u arrestua dhe shtetasi E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

27-vjeçari u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë, 32-vjeçari që ishte në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco