Merret në mbrojtje nga Policia, gruaja e Pëllumb Metës, njerëzit e burrit s'e pranojnë në varrim

Merret në mbrojtje nga Policia, gruaja e Pëllumb Metës, njerëzit e burrit s'e pranojnë në varrim

12:34, 24/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 49-vjeçarit Pëllum Meta, Blerina Metën. E veja nuk është lejuar të marrë pjesë në varrimin e të shoqit, nga njerëzit e afërt të tij, të cilët e shohin si bashkëpunëtore me tre fëmijët në vrasjen e tij më 10 shkurt dhe në fshehjen e kufomës.

Për të lejuar shpërthimin e konfliktit, Policia e Durrësit e ka dërguar Blerina Metën për te shtëpia e prindërve të saj në Laç. Më herët u mësua se shtëpia e të ndjerit ku ndodhi edhe krimi është mbyllur pas arrestimit të tre fëmijëve dhe pritja për ngushëllim dhe varrimi u zhvilluan tek shtëpia e vëlait të Pëllumbit.

Për vrasjen e Pëllum Metës janë arrestuar tre fëmijët e tij, të cilët, siç deklaruan,nuk po e duronin më autoritetin dhe dhunën e tij dhe ndaj bashkëpunuar për ta vrarë babanë. Krimi i tyre u rëndua më shumë pasi ata tentuan ta fshehin vrasjen dhe kufomën.

Me të gjithë familjen të përfshirë në vrasje, ceremonia mortore e Pëllumb Metës tek i vëllai

Dëshmia e djalit të akuzuar për vrasjen: Babi, autoritar, i dhunshëm, donte të fejonte dhe motrën

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco