Me të gjithë familjen të përfshirë në vrasje, ceremonia mortore e Pëllumb Metës tek i vëllai

Me të gjithë familjen të përfshirë në vrasje, ceremonia mortore e Pëllumb Metës tek i vëllai

08:53, 24/02/2024
A+ Aa A-

Pëllumb Meta, 49-vjeçari nga Shënavlashi i Durrësit i cili ishte vrarë nga fëmijët e tij që më 10 shkurt dhe u zbulua i groposur pranë shtëpisë së tij në këtë fshat,  do të prehet më në fund në varreza.

Mësohet se ceremonia mortore do të bëhet sot, më 24 shkurt, te shtëpia e vëllait të tij dhe përcjellja për në varrezat e fshatit Shënvlash në orën 11:00, pasi shtëpia ku Pëllumb Meta jetoi me bashkëshorten dhe fëmijët tërë jetën është e mbyllur. 

Djemtë e tij, Hyseni dhe Amarildo si edhe e bija, Hygerta, të tre tek të njëzetat, janë arrestuar tashmë nga Policia për vrasjen e tij, kurse ndaj së shoqes, Blerinës, ka nisur procedimi penal për veprime që penguan zbulimin e së vërtetës. Si rrjedhim, me të gjithë familjen në Polici dhe të përfshirë në vrasjen e kryefamiljarit, nuk ka mbetur askush për ta përcjellë në banesën e fundit.

Image

 Image 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco