Përgjimet/ E ke yll...Ja si ra në pranga tregtari i drogës në Tiranë...

Përgjimet/ E ke yll...Ja si ra në pranga tregtari i drogës në Tiranë...

11:22, 25/01/2024
A+ Aa A-

Jane zbardhur përgjimet e disa prej agjentëve të infiltruar me shperndarësit e drogës për dokumentimin ligjor dhe grumbullimin e provave materiale lidhur me operacionin tempulli,

Syri Tv siguron një nga bisedat e një të infiltruari të antidrogës i cili bëri blerje të simuluar tek njëri prej personave të arrestuar Rubens Huqi. Në datën 03 nëntor 2023, rreth orës 21:45, në Rrugën e Durrësit, i infiltruari kreu blerjen e simuluar të një doze me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Veprimi i blerjes së simuluar u krye me regjistrim video dhe audio. Përmbajtja e transkriptuar e veprimit të blerjes së simuluar është si më poshtë. Rubens Huqi, e përshkruan drogën të llojit kokainë që do të shiste të një cilësie yll.

Rubens Huqi: A ta ka lënë Mizi kët numrin ty?

Agjenti: Aaa?

Rubens Huqi: Igli ta ka lën kët numrin?

Agjenti: Po, car bone ti?

Rubens Huqi: Hic... (Nuk kuptohet)... se u ngatërrova në mjes me mizin anej

Agjenti: A

Rubens Huqi: Jo mo e kom lon një pronari unë o vlla po se di.

Agjenti: Jo dje po pardje isha unë. Dje dje

Rubens Huqi: Dentisti? A ta ka dhënë ai dentist?

Agjenti: Igli pra.

Rubens Huqi: Po ai të jep se... (Nuk kuptohet).

Agjenti: Po si po a të thash Igli.

Rubens Huqi: Po pra ik hajt, notën.

Agjenti: Hajt

Rubens Huqi: Ma boj hallall... (nuk kuptohet)...

Agjenti: Ku...(nuk kuptohet)... S'ishe me makinë?

Rubens Huqi: O vlla me makinë isha e lashë në lagje se. Do iki një shoku im për një porosi e ti e di si janë or burr thon ktu.

Agjenti: Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.

Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Agjenti: po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?

Rubens Huqi: Zero katshe

Agjenti: Zero katshe?

Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll... (nuk kuptohet)...mos do me ngel më shumë. Ika lac

Agjenti: Mir vlla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco