Operacioni antidrogë, Rrumbullaku: U goditën 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar

Operacioni antidrogë, Rrumbullaku: U goditën 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar

12:37, 22/01/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat dha detaje lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar në të gjithë vendit.

Rrumbullaku tha se gjatë operacionit u goditë 7 grupe kriminale, janë lëshuar 295 urdhra ndalimi dhe janë ekzekutuar 273

“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë iniciuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra-ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por me të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”," tha kreu i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco