Ishte tapë, përplasi një automjet në qendër të Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

Ishte tapë, përplasi një automjet në qendër të Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

15:14, 15/01/2024
A+ Aa A-

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco