Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Mitrovicë, plagosen 13 persona: Ja çfarë dyshohet

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Mitrovicë, plagosen 13 persona: Ja çfarë dyshohet

19:49, 13/01/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë 13 persona kanë pësuar lëndime.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se bazuar në informatat e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë e gazit.

Zahiti mes tjerash ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco