Vrau kunatin se i p*rdhunonte vajzën, rrëfehet 50 vjeçari nga burgu: Ka frikë për ...

Vrau kunatin se i p*rdhunonte vajzën, rrëfehet 50 vjeçari nga burgu: Ka frikë për ...

09:38, 13/01/2024
A+ Aa A-

Avokati i 50 vjeçarit shqiptar, Fatmir Telellari, i cili vrau kunatin e tij,Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën që në moshën 9 vjeçare dhe e kishte shantazhuar në vazhdim ka treguar për situatën në të cilën ndodhet klienti i tij.

“Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. Ju ka dhënë siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha për gegonota.neës avokati i autorit, zoti Vasilikos.

Autori 50 vjeçari e mësoi për përdhunimin e vajzës vetëm pak ditë para se të vriste kunatin e tij.

18 vjeçarja që akuzoi viktimën 33 vjeç si zhvatës dhe përdhunues ka në krah dy motrat e saj.

Këto të fundit ka konfirmuar deklaratat e motrës së tyre, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.

18 vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të shëruar sado pak plagët që shënuan fëmijërin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Seancat do të jenë intensive dhe do të vazhdojnë, shkruan media helene Prothema.gr.

Kronologjia e ngjarjes:

Ngjarja ndodhi në Volos. Viktima  33-vjeçari, duke përfituar nga mungesa e prindërve në shtëpi, pasi ata ishin në punë, iu afrua 18 vjeçares kur ajo ishte minorene dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vijuar ta abuzojë seksualisht.

Dhe pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco