'I rrethuar me 20 policë që shkelën mbi varre...'/ Media greke: Beleri nuk u lejua të rrijë në varrimin e gjyshes më se shumë 10 min

'I rrethuar me 20 policë që shkelën mbi varre...'/ Media greke: Beleri nuk u lejua të rrijë në varrimin e gjyshes më se shumë 10 min

23:42, 31/12/2023
A+ Aa A-

Në një situatë të pazakontë, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka arritur të marrë leje për të dalë nga burgu. Shkak u bë humbja e gjyshes së tij. Mediat greke kanë pasqyruar atë që ka ndodhur në ceremoninë mortore të gjyshes së Belerit.

Beleri arriti që të ishte në varrimin e gjyshes së tij vetëm 10 minuta, pavarësisht se i ishte dhënë një leje prej gjashtë orësh, shkruan Prothotema.

“Mësohet se Belerit nuk i është lejuar që t’i afrohet kortezhit mortor, pasi policia shqiptare nuk e ka lejuar një gjë të tillë dhe përkundrazi e ka mbajtur në kafazet jashtë varrezave. Sapo trupi i të moshuarës u transportua afër vendit ku do të prehej, më shumë se 20 policë e çuan Belerin aty, madje edhe duke shkelur mbi varre.”, shkruan Protothema.

Më herët banorët e Himarës të mbushur me indinjatë janë përballur me policinë për mënyrën e transportimit të Belerit në kafaz. Media shton më tej se punonjësit e policisë duke u larguar kanë goditur dy banorë të Himarës që ndodheshin jashtë varrezave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco