SYRI TV/ SPAK hetim për Redjan Rrajën, kërkohet konfiskimi i pasurisë në emër të tij

18:43, 13/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, që është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë edhe automjeti luksoz që ia dhuroi personazhit të show-bizz-it, Kejvina Kthellës, apartamente, garazhe e sende me vlerë.

SYRI TV

Pas hetimit pasuror, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, bashkë edhe audin luksoz të Kejvina Kthjellës. Pasurite e sekuestruara për të vilat kërkohet konfiskimi janë 3 dyqane në Tiranë. Dy garazhe, dy automjete, një orë dorë e markës  Roleks dhe shuma prej 2750 euro.

TABALA SHOQËRON TEKSTIN: PASURITË E REDJAN RRAJËS

1.Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

2.Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

3. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

4. Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

5. Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

6. 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

7. Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

8. Një orë dore tip “Roleks”.

9. Shuma prej 2750 Euro.

Sipas SPAK këto pasuri dyshohet se janë vënë nga të ardhura të paligjshme. Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.  Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraj u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit. Ndërsa në prill të këtij viti u arrestua edhe anëtari tjetër I familjes s ëish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazani. Në kuadër të operacionit “komploti” në janar të këtij viti, autoritetet zbardhën ngjarjen kriminale, duke prerë disa fletë arreste. Bashkë me Plarent Dervishajn në rolin e porositësit nën akuzë janë dhe Akil Ndërjaku, Julian Meçaj, Bashkim Haxhia, Ramazan Rraja, Marsel Deçka, Julian Pjetri, Endrit Sinani dhe Dritan Shkëmbi.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco