Vrasja e Liridonës, Apeli lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Liridonës, Apeli lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

17:24, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Naim Murseli, avokatit Ahmet Ahmeti, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, e ka vërtetuar.

“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri N.M, ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, i pandehurit G.P, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK dhe veprës penale secili veç e veç mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK, si dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 35 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Telegrafi ka kontaktuar me avokatin Ahmeti, por i njëjti ka refuzuar të komentoj vendimin e Apelit. “Jam i zënë nuk mund të komentoj, drejtojuni gjykatës”, tha shkurt ai.

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e Liridona Ademaj-Museli. Ajo u vra në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e kishte raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave, dorasin Granit Plava dhe Naim Murseli bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar është edhe Kushtrim Kokallaj, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më 3 dhjetor Gjykata Themelore e Prishtinës u ckatoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarave Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokallaj.

Gjykata njoftoi se i pandehuri Naim Murseli i kishte premtuar të pandehurit Granit Plava shumën e të hollave prej 30 mijë eurove, për të kryer veprën penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco