SYRI TV/ Lumi Drino landfill për mbetjet urbane, bashkia nuk mban përgjegjësi

15:08, 13/12/2023
A+ Aa A-

Hedhja pa kriter e mbetjeve urbane, lumin drino e kanë kthyer në landfill. Në të gjithë gjatësin, brigjet e lumit janë të mbushura me mbetje të shumta për të cilat nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia e Gjirokastrës e cila heq përgjegjësin duke u arsyetuar se këtë sektor e mbulon ministria e Mjedisit!

Syri tv

Në të gjithë gjatësinë e tij shtrati i lumit Drino në Gjirokastër ka këtë panoramë.

Mbeturinat kane pushtuar shtratin e lumit dhe shkurret janë veshur me qese plasmasi kudo. Që nga Kordhoca e deri në afërsi të Tepelenës të shoqëron kjo panoramë e cila prej vitesh nuk ka ndikuar asapkt për të tërhequr vëmendjen e institucioneve.

Bashkia e Gjirokastres jashtë kameras thotë se është agjensia e mjedisit ajo që duhet të ndërhyjë në pastrimin e lumit! Kjo neglizhencë institucionale e ka çuar në këtë gjendje alarmante ndotjen në Drino! Qytetaret i bejnë apel që ti jepet një zgjidhje ndotjes, pasi përveç plehrave në lumë derdhen edhe ujerat e zeza fare pranë urës dhe kalimi në të është sfidë më vete për shkak të erës së keqe.

Qyteti i UNESCO-s, reklamohet si më të pastërtit, por shumë turistë që kanë vizitur Gjirokastrën kanë fotografuar pamjet e trishta që të ofrojnë asetet e kësaj zone, për të cilat institucionet vendore nuk kanë marrë asnjë masë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco