ME FOTO/ Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij grabitësi të rrezikshëm

ME FOTO/ Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij grabitësi të rrezikshëm

14:52, 13/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve sot për të zbuluar ku ndodhet dhe arrestuar grabitësin e rrezikshëm të argjendarisë në Suharekë, i cili plagosi edhe një polic.

Policia e Kosovës, duke publikuar fotografitë, njoftoi se “është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë.

Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.

Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 1.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.

Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes

E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com”

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco