Vrasja e gruas së ish-këshilltarit të Pacollit: Dyshohet se grabitësit ua kanë zënë pritën me veturë

Vrasja e gruas së ish-këshilltarit të Pacollit: Dyshohet se grabitësit ua kanë zënë pritën me veturë

22:45, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën gjatë mbrëmjes, ku një grua ka humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri. Viktima dyshohet se është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Gazeta Sinjali ka raportuar se "rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën".

"Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri", shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco