Vidhet gjatë natës teqeja e Turanit në Korçë/ Nuk dihet sasia e lekëve që është marrë

Vidhet gjatë natës teqeja e Turanit në Korçë/ Nuk dihet sasia e lekëve që është marrë

13:22, 24/11/2023
A+ Aa A-

Persona ende të paidentifikuar ka vjedhur gjatë natës teqen e Turanit në qytetin e Korçës

 Punonjësit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Sipas burimeve nga policia lekët janë marrë nga arka.

Nuk dihet ende sasia e lekëve që janë vjedhur pasi sipas asaj që është deklaruar edhe nga punonjës lekët nga teqeja mblidhen njëherë në muaj.

Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësive autorin/et.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco