Përkeqësohet moti 3 ditë, ndalohet lundrimi i trageteve dhe mjeteve të tjera lundruese

Përkeqësohet moti 3 ditë, ndalohet lundrimi i trageteve dhe mjeteve të tjera lundruese

10:36, 17/11/2023
A+ Aa A-

Situata hidrometeorologjike në vend pritet të përkeqësohet duke filluara nga sot, 17 nëntor deri më 19 nëntor dhe për rrjedhim, Drejtoria e Përgjithshme detare ka ndaluar lundrimin e trageteve dhe të anijeve të mallrave të transportit ndërkombëtar,  krahaa anijeve të peshkimit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se duke filluar nga ora 12:00 sot, era do të jetë me drejtimin jug-juglindje dhe më pas në drejtimin veri-perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka ndaluar dhënien e lejeve të nisjes me 17-18-19 nëntor për të gjithë anijet dhe mjetet e vogla të lundrimit.

Po ashtu, ka njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar, për të marrë masa për sigurimin e mjeteve në vendet e caktuara.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco