Mbante armë të rënda në banesë, kapet i kërkuari në Librazhd

Mbante armë të rënda në banesë, kapet i kërkuari në Librazhd

10:19, 17/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga një 51 vjeçar në Librazhd, në kërkim prej disa ditësh për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. D., 51 vjeç pasi në banesën e tij, në Dranovicë, policia gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak. 

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij,  Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip "Belçik", krehër dhe municion luftarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco