E rëndë/ Vajza 18 vjeçe i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

E rëndë/ Vajza 18 vjeçe i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

18:20, 09/11/2023
A+ Aa A-

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, pasi ka pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në Koplik të Malësisë së Madhe dhe e reja ka humbur jetën në spital.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco