Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

VIDEO-FOTO/ Protestë masive te Ministria e Arsimit për 3-vjeçaren e dhunuar nga edukatorja

17:54, 09/11/2023
A+ Aa A-

Qindra qytetarë kanë dalë në protestë, pasditen e kësaj të enjteje, përballë Ministrisë së Arsimit, pasi një edukatore rrahu një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.

Majlinda Dehima, punonte si edukatore në kopshtin ‘Stinët’, mirëpo ajo ka ‘shkelur me 2 këmbë’ misionin për të cilin ishte punësuar, përtej çdo ndjenje njerëzore.

Ato shprehen të indinjuara duke thënë se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.

Ato thonë se dhe nesër do të dali në shesh për të protestuar për dhunën ndaj fëmijëve.

Përveç saj, për më shumë se 24 orë heshtën dhe institucionet dhe u desh që të publikohej ky skandal, që të kuptohej që ky kopsht ishte e palicencuar.

Për këtë arsye, qytetarët kanë dalë në protestë ku kërkojnë drejtësi.

Pak më parë u bë e ditur se, edukatorja Dehima ishte arrestuar, pas një kërkese të bërë nga prokuroria e Tiranës.

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale ‘Keqtrajtim i të miturit’, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal’, thuhet në njoftimi e institucionit të akuzës.

‘Kjo masë u kërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1, për Veprën Penale ‘Keqtrajtimi i të miturit’, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal’, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga prokuroria pak pas nisjes së protestës.

FOTOT NGA LSA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco