Avionë privatë për të transportuar drogën/ Operacioni arreston italianë dhe shqiptarë

Avionë privatë për të transportuar drogën/ Operacioni arreston italianë dhe shqiptarë

12:33, 08/11/2023
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Komanda Provinciale e Policisë së Romës në bashkëpunim me atë të Reggio Calabrias kanë ekzekutuar një megaoperacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Me urdhër të Prokurorisë së Romës janë ekzekutuar 22 masa ndalimi ndaj shtetasve shqiptarë e italianë të aftë të menaxhoni këtë trafik droge kryesisht kokainë në bashkëpunim me klanet kalabreze ndraghetiste  dhe me anë të një avioni privat e një baze në afërsi të komunës së Nettuno.

Operacioni nisi pas hetimeve të dosjes "Tritone" e zbardhi se si droga mbërrinte nga Amerika Jugore në komunat romane të territorit Castelli Romani e në zonë Euro të kryeqytetit Romë.

Droga mbërrinte nga Kolumbia në duart e mafias kalabreze e më pas merrej në dorëzim nga grupi i shqiptarëve që kontrollonin territorin e komunave Nettuno, Anzio e lagjen Euro.

Në dispozicion të narkotrafikantëve italianë e shqiptarë ishte dhe një avion privat i pilotuar nga një anëtar i tyre i pozicionuar pranë komunës Nettuno./Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco