Hamarrja për krimin e të vëllait/ Autorët lëviznin me motor, njëri prej tyre e qëlloi 46-vjeçarin në këmbë

Hamarrja për krimin e të vëllait/ Autorët lëviznin me motor, njëri prej tyre e qëlloi 46-vjeçarin në këmbë

10:06, 03/11/2023
A+ Aa A-

Mësohen detaje të reja nga plagosja e mbrëmshme në Bathore të Kamzës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa i plagosuri 46-vjeçar Agim Hida ka marrë dy plumba në këmbë.

Mësohet se ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku edhe ndodhi ngjarja ku dy autorët që lëviznin me motor kanë ndaluar ndërsa njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë.

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh.

Identifikimi i autorëve rezulton të jetë i vështirë për grupin hetimor për shkak se ata kanë qenë të dy të maskuar ku njëri kishte rolin e qitësit dhe tjetri shofer i motorit që më pas përdorën për tu larguar.

Burime thonë për Syri Tv se pista ku po heton policia është për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë. 

Ndërkohë i plagosuri ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen që mund të ndihmonte grupin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco