Dy armë zjarri, krehër dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 51-vjeçari

Dy armë zjarri, krehër dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 51-vjeçari

11:07, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim në Librazhd, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.

Në banesën e 51 vjeçarit,  Astrit Disha, banues në fshatin Dranovice, njësia administrative Lunik, policia gjeti saktësisht, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit që i mbante ato në banesë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.

Për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi, 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, njësia administrative Lunik, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco