Merr flakë në ecje makina në Berat, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar

19:37, 28/10/2023
A+ Aa A-

Një automjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në qytet. Mjeti,tip kamionçinë,me targa AA 909 NJ ka qenë në ecje,kur është përfshirë nga flakët, qē kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumtë zjarrfikës,që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

Si pasojë e zjarrit motori i makinës në pronësi të shtetasit nga Tirana Fran Kaçorri u shkrumbua tërësisht,po kështu edhe pjesë të tjera mekanike që ndodheshin poshtë kofanos së makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje,mendohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motorr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco