Vjedhje në dyqane e markete, arrestohen skifterët në Durrës

Vjedhje në dyqane e markete, arrestohen skifterët në Durrës

16:14, 28/10/2023
A+ Aa A-

Katër shtetas janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për grabitje.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy 38-vjeçarë pasi akuzohen se në vashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur produkte ushqimore në një market.

Po ashtu janë arrestuar një 40-vjeçar dhe një 27 vjeçar, pasi akuzohen se kanë grabitur celularë nga një dyan dhe produkte ushqimore në market.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në një lokal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për një vjedhje tjetër të kryer më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin S. Ll., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 25.10.2023, ka vjedhur produkte ushqimore, në një market. Ky shtetas është kapur duke tentuar të kalojë kufirin në PKK Muriqan, Shkodër”,- njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco