VIDEO/ Zjarret në Fier përfshijnë disa sera dhe një pus gazi

VIDEO/ Zjarret në Fier përfshijnë disa sera dhe një pus gazi

14:01, 02/10/2023
A+ Aa A-

Zjarret e fuqishme në fshatrat e Fierit kanë përfshirë paraditen e sotme sera të fermerëve në Sheq të Madh si edhe një pus gazi të Bankers në Kallm. 

Sot shënohet edhe dita e 7- të e betejës me flakët në masivin pyjor të Pishporos, Darëzezë, ditë kur pritej neutralizimi i plotë i zjarrit por që po duket më kaotikja.

Edhe pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canader, vatra të shumta janë riaktivizuar duke dalë herë pas here jashtë kontrollit.

Si të mos mjaftonte zjarri në këtë zonë, tri vatra të reja në Radostinë- Vadhizë, Kallm dhe Sheq i Madh në Fier janë aktivizuar duke vënë në alarm zjarrfikësit.

Ndërkohë zjarri ka përfshirë dhe pyllin me pisha të buta dhe pritet që pas inspektimit teknik të rifillojë sërish ndërhyrja nga ajri.

Dita e sotme ka alarmuar edhe banorët e zonës të cilët kanë filluar korrjen e të mbjellave, kryesisht misër, pasi u tremben flakëve.

Në terren pritet të zbresë dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco