SYRI TV/ Korçë, 19-vjeçarja me leuçemi, qytetarët pedalojnë për sensibilizim

12:20, 28/09/2023
A+ Aa A-

Diagnostikimi me leuçemi i një 19-vjeçareje nga Korça, ka bërë bashkë dhjetëra qytetarë të cilët kanë mbledhur fonde për kurimin e Darda Dhimos. Qytetarët dhe familjarët kanë apeluar për ndihmë.

Nga SYRI TV

Darda Dhimo është vetëm 19-vjeç, por fati ka dashur që ajo të diagnostikohet me leuçemi tre muaj më parë.

Në kushtet kur kurimi kushton shumë dhe familja e ka të pamundur të përballojë shpenzimet, qytetarët e Korçës janë sensibilizuar duke mbledhur fonde për të siguruar financimi e saj.

Algent Bregu organizatori i nismës së pedalimit për mbledhje fondesh, shprehet i lumtur për këtë solidarizim nga qytetarët duke bërë të mundur edhe ndihmën financiare për kurim.

Tezja e  Darda Dhimos shprehet mirënjohëse ndaj çdokujt që i ka dhënë mbështetje mbesës së saj në këto muaj të vështirë.

Edhe një qytetar shprehet se këto lloj organizimeah me në fokus personat që kanë nevoja të tilla janë tepër emocionuese. 19 – vjeçarja është  duke u kuruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco