Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

FOTO/ Kush është Klea Gjata, partnerja e Laert Haxhiut/ Akuzat ndaj saj

FOTO/ Kush është Klea Gjata, partnerja e Laert Haxhiut/ Akuzat ndaj saj

11:49, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget”.

Ai tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 raste të vjedhjes me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

Rrumbullaku tha se janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.

Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.

Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë.

"Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”," tha Rrumbullaku. 

Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

ImageImageImage

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco