EMRAT/ Plagosën 28-vjeçarin në Malësi të Madhe, prangosen babë e bir

EMRAT/ Plagosën 28-vjeçarin në Malësi të Madhe, prangosen babë e bir

11:25, 28/09/2023
A+ Aa A-

Policia në Malësi të Madhe ka mundur të zbulojë ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Emanuel Guri.

Në lidhje me këtë rast, janë vënë në pranga Ibrahim Bushataj dhe Sadonel Bushataj, babë e bir.

Si autorët dhe i plagosuri janë banues në fshatin Demiraj.

“Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit Ibrahim Bushataj, 59 vjeç dhe Sadonel Bushataj, 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe”, njoftoi policia.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

28-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco