Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

VIDEO/ U denoncua nga ‘Piranjat’ në SYRI TV arrestohet tutori 19-vjeçar

09:49, 24/09/2023
A+ Aa A-

Pas denoncimit në emisionin ‘Piranjat’ për shfrytëzim të vajzave për prostitucion, Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga të dyshuarin për këtë vepër penale, që është një 19-vjeçar.

Ndërkaq ka nisur hetimet në gjendje të lirë për vajzën 22 vjeçe e cila është shfrytëzuar nga i riu.

INVESTGIMI I PLOTE:

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ ‘Piranjat’, e cila bën fjalë për një rast shfrytëzimi prostitucioni, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për veprën penale ‘Prostitucioni’.

Shtetasi B. M., dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht njëra nga këto shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco