Vihet në kontroll zjarri në fabrikën e bojërave, bllokoi autostradën Tiranë-Durrës

Vihet në kontroll zjarri në fabrikën e bojërave, bllokoi autostradën Tiranë-Durrës

09:15, 24/09/2023
A+ Aa A-

Është vënë pas disa orësh nën kontroll zjarri i madh që përfshiu një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së shtunës.

Zjarri që ra në rreth orës 22:45 detyroi autoritetet të bllokojnë qarkullimin në të dyja anët e autostradës për më shumë se 5 orë, teksa flakët arritën të izoloheshin vetëm në orët e para të mëngjesit.

Dëmet në magazinën e bojërave në Maminas mendohen të jenë të pallogaritshme, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar, pasi në momentet e zjarrit në magazinë nuk ka pasur asnjë punëtor, vetëm rojet e objektit të cilët qëndronin në kabina të jashtme dhe janë larguar në kohë.

Për shuarjen e flakëve në fabrikën e bojërave në Maminas u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse, 65 forca zjarrfikëse, 200 forca policie dhe vullnetarë.

Situata në fillim ishte tepër e rëndë pasi pranë magazinës ndodheshin dhe disa depozita gazi, por që zjarrfikësit bën të mundur që flakët të mos shkonin në drejtim të tyre.

Gjithashtu, efektivët e policisë evakuuan dhjetëra persona që ishin në një lokal dasmash në momentet që shpërtheu zjarri, teksa u ndërpre energjia për shkaqe sigurie.

Deri në këto momente ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e zjarrit, por mësohet se hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco