Nëna shkon në shkollë për të takuar mësuesen se i dhunon djalin, ajo e qëllon me shpullë

Nëna shkon në shkollë për të takuar mësuesen se i dhunon djalin, ajo e qëllon me shpullë

16:04, 23/09/2023
A+ Aa A-

Një mësuese në Fier është vendosur në hetim nga policia për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një fëmije që i jepte mësim. Nëna e djalit është nisur drejt shkollës për të sqaruar çështjen e ankesave që vinin nga djali saj për dhunën që mësuesja ushtronte ndaj tij, mirëpo nëna është hasur edhe vetë me dhunën e mësueses.

Njoftimi i policisë:

 Pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket një mësuese që qëllon nënën e një nxënësi të saj, Policia Fier ka marrë masa dhe ka referuar materialet në Prokurori për  mësuesen më inicilae V.C.

Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është "Dëmtime të tjera me dashje".

Në videon e publikuar, duket momenti kur, 48-vjeçarja gjuan me pëllëmbë nënë e një nxënësi, e cila kishte shkuar t’i kërkonte mësimdhënëses që të mos dhunonte më djalin e saj,

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco