Greqi/ Ky është shqiptari që mbajti të burgosur dhe torturoi gruan e tij sepse kishte lindur vajzë

Greqi/ Ky është shqiptari që mbajti të burgosur dhe torturoi gruan e tij sepse kishte lindur vajzë

14:05, 23/09/2023
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar foton e 28 vjeçarit shqiptar që torturoi dhe mbajti të mbyllur bashkëshorten e tij dhe kjo shqiptare për 2 vite rrjesht në Volos, Greqi.

22 vjeçarja kishte vajtur në Greqi në vitin 2021 pas martesës me 28 vjeçarin, të cilin mediat greke e përshkurajnë si mizor.

Po sipas medias helene gegonota.news ai e kishte rrahur bashkëshorten e tij sepse në jetë kishte sjellë një vajzë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa parë rrezet e diellit. 

Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Fundi për aventurën e paimagjinueshme të 22-vjeçares ka ardhur mbrëmjen e së enjtes kur lagjia është mobilizuar pasi ajo ka bërtitur pas një dhune tjetër.

Policia ka arrestuar 28 vjeçarin por kur hynë në shtëpi panë nënën të mbuluar me gjak dhe me shenja dhune e cila kishte përqafuar vajzën e saj. 

“Kam ngrënë dru shumë të fortë, e kam parë shumë herë vdekjen me sy. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha 22 vjeçarja në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. 

Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco