Cili është oficeri i arrestuar në portin e Durrësit dhe personi në kërkim që u la të kalonte kufirin

Cili është oficeri i arrestuar në portin e Durrësit dhe personi në kërkim që u la të kalonte kufirin

11:45, 23/09/2023
A+ Aa A-

Mësohet se quhet Gledis Lushi, oficeri i Policisë me detyrë ndihmës kontrollor në stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me akuzën se kishte lejuar të dilte jashtë vendit një person të shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve, Lushi kishte lënë të kalonte shtetasin Elidon Çela, pronarin e kompanisë ‘Buon Aventura’, i cili një vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në një furgon në emër të kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë. 

Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, shkruan BW, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu në arrest në burg dhe u shpall në kërkim. Por ai ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme. Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco